PSG nuk është e njëjta pa Ibran
Pëlqej
Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, beson se Paris Saint-Germain, do të jetë më e dobët pa Zlatan Ibrahimovic kur dy skuadrat përballen të martën.

Suedezi ka probleme me këmbën dhe mungoi në dy ndeshjet e fundit në Ligue 1. Por ai pritet të rikthehet për t’u përballur me ish-klubin e tij në ndeshjen e nesërme që zhvillohet në Parc de Princes.

Megjithatë Mathieu shpreson qe ai të mos rikuperohet dhe beson se Blaugranët kanë një shans më të mirë të fitojnë nëse 32-vjeçari nuk është në fushë.

“Ata janë një skuadër shumë e talentuar. Por kur Ibra është jashtë, skuadra nuk është e njëjta pa të. Por ne duhet të përqendrohemi 100 për qind”, ka thënë Mathieu.
Shtuar më 29/09/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori