PSG nuk ndalet në francë, mposht Nante dhe kalon në finalen e Kupës së Francës (VIDEO)
Paris Saint-Germain ka mposhtur 3-0 Nantes në gjysmëfinalen e Coupe de France dhe ka kaluar në finalen e madhe.

Trajneri Thomas Tuchel nuk ka rrezikuar, duke fituar në fushë një formacion kompetitiv me Mbappe në fushë.

Ishte Marco Verratti ai që shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit. Italiani ka shënuar me një goditje të bukur nga distanca.

Në fund të takimit, Kylian Mbappe ka siguruar fitoren me një gol të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Dani Alves ka lënë gjurmën e tij me rrjetën në kohën shtesë.

Në finale, kampionët në fuqi do të ndeshen me Rennes, që ka mposhtur Lyon një ditë më parë. /albeu.com/


Shtuar më 03/04/2019, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori