PSG nxjerr në merkato yllin e tyre, Unitedit hidhet në sulm
Pëlqej
Paris Saint-Germain është e gatshme të shesë një nga mesfushorët e tyre më të mirë, por vetëm për një çmim të arsyeshëm.

Siç raporton e përditshmja franceze "L'Equipe" pohon se Parisienët janë të gatshëm të negociojnë nëse vjen një ofertë prej 100 milionë euro për Marco Verrattin.

Si rezultat, ata mund të jenë të hapur për një transferim, me klubet si Unitedi dhe Barcelona, që të dyja kanë shprehur interesimin për shërbimet e mesfushorit.

Drejtuesit e PSG janë të zhgënjyer me paraqitjet e Verratit në Champions League dhe mund të shesin atë për një çmim të duhur.

Dhe sipas një raporti në "Don Balon" javën e kaluar, Mourinho - i cili ka bërë qëllimet e tij në forcimin e mesfushës së United, i ka thënë bordit të klubit të bëjë të mundurën për të sjellë Verratin në "Old Trafford".

Ylli italian është i përfaqësuar nga agjenti Mino Raiola, i cili ishte i rëndësishëm në marrëveshjet që sollën Pogban, Zlatan Ibrahimovic dhe Henrikh Mkhitaryan tek Manchester United. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori