Ibra-Thiago, "çmendin" PSG-në
Një ofertë që nuk mund ti rezistosh. Kjo është ajo që PSG i ofron Milanit për dyshen Ibrahimoviç-Thiago Silva. Numri dy i kuqezinjëve ditë më parë deklaroi se dy kampionët janë të blinduar por pas kësaj oferte erdhi shprehja "të shohim".

Klubi parizien nuk ka hequr kurrë dorë nga dëshira për të marrë në ekip mbrojtësin brazilian por së fundmi dëshirave i shtohet edhe Zlatan Ibrahimoviç. Lajmi konfirmohet nga "L'Equipe", sipas të cilës Leoanrdo dhe Galliani janë takuar dje për të bërë të mundur arritjen e një akordi mes palëve.

Bëhet fjalë për një ofertë prej 60 milionë eurosh, shumë astronomike për situatën financiare ku gjendet Milan por zemërimi i tifozëve për largimin e dy benjaminëve do të kushtojë me siguri më tepër. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2012, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori