Paris Saint-Germain e ka marrë me seriozitet interesimin për
sulmuesin e Fiorentinës, Alberto Gilardino. Klubi më i përforcuar në Ligue 1 ka bërë gati 30
milion euro për
sulmuesin italian, i cili do të ndahet me klubin e tij gjatë kësaj vere.
Ekipi francez, 29 vjeçarit ia ka ofruar një kontratë 3-vjeçare, me rrogën vjetore prej 5
milion eurosh, shkruan L`Equipe.
Ish-futbollisti i Parmës dhe Milanit kërkohet edhe nga Genoa e Valencia, por duket se PSG është e gatshëm ta transferoi atë, pas fillimit dështues të sezonit.
Ndërkohë, drejtori Leonardo mund ta shesë Mevlut Erding, për t'i mbuluar shpenzimet për
Gilardinon. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2011,
ora 17:24