PSG ofron plot 75 milion euro për yllin e Ajax
Pëlqej
Frenkie de Jong talenti i Ajax i cili kërkohët nga shumë klube të mëdha është i pasigurtë për të ardhmen e tij, shrkuan Albeu.com Barcelona, Manchester City dhe PSG, janë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit.

Megjithatë mesfushori shprehet se këtë sezon do ta mbyllë te Ajaxi dhe më pas në verë do të marë në shqyrtim ofertat që do të vijnë ndaj tij.


“Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë,” i tha De Jong. “Dua ta përfundoj këtë sezon me Ajaxin, atëherë do të shohim.

“Ndoshta do të qëndroj për një vit tjetër, akoma nuk e di”
Më tej shtoi: “Nuk i kushtoj vëmendje spekulimeve, por e di që këtë sezon dua ta përfundoj këtu.

Ndërkohë që De Jong, nuk e mohon admirimin e tij për trajnerin Pep Guardiola dhe stilin e tij të futbollit.

Ndërsa për Barcelonën u shpreh se: “Më pëlqen mënyra si luan, kur i shikon merrni ndjenjën që dëshironi të dilni në fushë dhe të luani futboll me miqtë tuaj dhe thjesht të kënaqeni”.

Ndërkohë PSG është i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për yllin e Ajax. /albeu.com/


Shtuar më 07/12/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori