PSG, pas Champions-it vijnë 3 rinovime
Sipas asaj që shkruan e përditshmja franceze "L'Equipe" Paris Saint Germain po bëhet gati të rinovojë kontratat me tre futbollistë të saj: Blaise Matuidi, Maxwell dhe Thiago Motta janë shumë pranë zgjatjes së bashkëpunimit me kampionët e Francës.

Thiago Motta do të rinovojë deri në vitin 2016, ashtu si edhe Maxwell, por është e panjohur e ardhmja e Matuidi.

Këto rinovime vijnë pas fitores bindëse të PSG ndaj Bayer Leverkusen në Champions League 0-4. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2014, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori