PSG përgatit blerjen e shekullit
Ide e çmendur e sheikut. Në një kohë krize ai që nuk kursehet është presidenti i Paris Saint Germian, Al Thani. Klubi francez, sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", po mendon blerjen e shekullit: të sjellë në Paris dyshen e Real Madrid Jose Mourinho-Cristiano Ronaldo, për të ndërtuar kështu skuadrën më të fortë të të gjitha kohërave.

Ronaldo në fakt nuk është më i lumtur në Madrid ku po përballet me probleme për rinovimin e kontratës. 18 milionët e kërkuar për akordin e ri janë shifra që as Florentino Perez, duke parë situatën, nuk mund ti përballojë. Dhe këtu futet në lojë sheiku i PSG-së.

100 milionë euro vetëm për kartonin e portugezit dhe së bashku me kontratën operacioni kap vlerën e plot 300 milionë eurove. Dhe me asin e "Los Blancos" do mund të vinte edhe Jose Mourinho, mbi të gjitha nëse fiton një trofe të rëndësishëm këtë sezon me Realin.

Jorge Mendes, agjent i dy portugezëve i ka marrë sinjalet e para dhe tashmë është gati për goditjen e madhe. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori