PSG piketon Hysajn, si zëvëndësuesin e Dani Alvesh
Pëlqej
Drejtori sportiv i PSG Antero Henrike është duke projektuar Elseid Hysajn. Për mbrojtësin interes shfaqi dhe Hoze Murinjo, pak ditë më parë sipas gazetës ‘’Thë Sun’’.

“Ai është një kampion, që mund të luaj në klube si Juventusi, Reali ose PSG. Ai është i destinuar për një karrierë të madhe kampioni.

Ai vendosi që të qëndrojë në Napoli, sepse ai kishte filluar një projekt me Sarrin dhe të gjithë bashkë menduam që një titull do ta ndihmonte në këtë sezon. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në qershor.” – ka thënë agjenti i lojtarit.

Sipas asaj që bën me dije Il Mattino transferimi i lojtarit në Paris mund të bëhet për 25 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori