PSG po mendon për zëvendësuesin e Tuchel
Të fitosh kampionatin në Francë me PSG nuk është më një sukses që mund të garantojë të ardhmen.

Tuchel i ka orët e numëruara në pankinën e gjigandëve francez pasi drejtuesit e klubit janë hedhu në sulm për të nënshkruar me trajnerin e ardhshëm.

Sic raportojnë mediat italiane kandidatura më e mundshme është trajneri aktual i Juventusit Allegri. Duke përfituar nga situata jo e mirë që italiani po kalon te kampionët e italisë një pagë e majme do ta bënte të mundur këtë marrëveshje.

Kampionët e italisë kanë piketuar që tani emrat për stolin ku më e mundshmja është një rikthim i Conte edhe pse ëndrra është Guardiola. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori