PSG po shqyrton me kujdes mundësinë e transferimit të Bellerin
Skuadra kampione e Ligue 1, PSG, janë duke shikuar opsionin për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes, dhe tashmë ka disa emra në listë.

Sipas raportimeve të ‘Express’, Hector Bellerin i Arsenal është një nga emrat potencial për kalimin në Paris.

Spanjolli mund ta shoh veten larg ‘Emirates’, për t’iu bashkuar kampionëve të Ligue 1, por interesim për të ka edhe nga Bayern Munich dhe Juventus.

Bellerin ka kaluar plot nëntë vitet e fundit te skuadra e Arsenal, që kur bashkohej nga akademia e të rinjve të Barcelonës në vitin 2011.
Shtuar më 06/07/2020, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori