PSG presion Barcelonës, drejtuesit mblidhen për ofertën e fundit ndaj Neymar-it
Barcelona duhet të dorëzojë ofertën finale për brazilianin Neymar.

PSG dhe ylli i ekipit po i bëjnë presion katalanasve që të veprojnë, ose kjo pistë të braktiset përfundimisht. Dëshira e të gjithëve është që të ndodhë, por gjasat janë që kjo lëvizje të mos realizohet.

"El Chiringuito" bën me dije se kupola drejtuese e katalanasve është mbledhur sot dhe po mendon ofertën finale për PSG. Kapiteni Lionel Messi u ka kërkuar drejtuesve që ta sjellin Neymarin në Camp Nou, pasi do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën.


Ata janë dakordësuar me diçka të tillë, por problemi kryesor janë financat. Barcelona nuk ka mjaftueshëm para sa kërkojnë kampionët e Francës, shifrën e 222 milionë eurove, por do të mundohen të paraqesin një ofertë të kombinuar me kartonin e ndonjë futbollisti, ose huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Shtuar më 23/08/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori