PSG refuzon ofertën e parë për Neymar, kërkon 250 milion euro
Barcelona po tenton të rikthejë në skuadër brazilainin Neymar i cili u largua në verën e viti 2017 nga "Camp Nou" për shifrën rekord 220 milion euro duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, shkruan Albeu.com.

Le Parisien raporton se PSG-ja e ka refuzuar ofertën e parë për 26-vjeçarin. Për ta lënë të lirë skuadra fraceze këkron jo më pak se 250 milion euro dhe kjo ka bllokuar negociatat teksa katalanasit nuk ofrojnë më shumë se 200 milion euro.

Gjithashtu Barcelona po tenton të futë në marrëveshje Ivan Rakitic dhe 100 milion euro por sërish PSG-ja e ka refuzuar këtë opsion.

Mendohet se në ofertën e 100 milionë euro, PSG po e kërkon Philippe Coutinhon dhe mesfushorin kroat, për ta lënë të lirë brazilianin. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm na duhet të presin merkaton e nxehtë e cila sapo ka filluar. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori