PSG rihidhet në sulm për Paton
Sulmuesi brazilian i Milan Alexandre Pato bëhet sërish protagonist i zërave të merkatos së transferimeve. Klubi francez i Paris Saint Germain shfaq edhe njëherë interesin për të siguruar shërbimin e sulmuesit karioka të kuqezinjëve si përforcim për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë gjithçka u shua menjëherë dhe për këtë mendoi agjenti i Patos, Jilmar Veloz në një intervistë të dhënë për një prej mediave franceze.

“Nuk është momenti për të folur për merkaton. Gjithcka do të verifikohet në muajt e verës. Gjithsesi mund të konfirmoj se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kemi pasur kontakte me drejtuesit e Paris Saint Germain. Është më mirë që të gjithë të lënë Paton të qetë", tha agjenti i futbollistit. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori