PSG rivalizon Unitedin dhe Barcelonën për mbrojtësin e Tottenhamit
Pëlqej
Paris Saint-Germain janë të gatshëm të konkurrojnë me Manchester United dhe Barcelonën për qendër-mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld.

Alderweireld është në dyshim për të ardhmen e tij, pasi klubi ende duhet të bjerë dakord me një kontratë të re me belgun, para se bisedimet të bllokohen.

Marrëveshja e tij aktuale përmban një opsion zgjatje prej një viti, i cili është planifikuar të aktivizohet në verën e vitit 2019 dhe do ta shohë atë me një kontrat deri në vitin 2020.

Por kjo gjithashtu përmban një klauzolë lirimi prej 25 milionë paund që mund të aktivizohet në verën e vitit 2019.

Kjo do të thotë se Tottenham mund të duhet të dëgjojë ofertat në merkaton e verës për 29-vjeçarin.

United dhe Barcelona e kanë ndjekur për disa kohë situatën e Alderwiereld, veçanërisht pasi Manchester City në dukje ka rënë nga gara duke nënshkruar me Aymeric Laporte.

Por PSG është futur në garë dhe mund të prishë ekulibrat, duke ofruar një mal me para për mbrojtësin belg. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori