PSG-Roma, shkëmbim Veratti-De Rossi?
De Rossi-Zeman, një dashuri e pamundur që nuk lindi kurrë. Kapiteni i ardhshëm i Romës dhe trajneri çek po konsumojnë një marrëdhënie në limite dhe drejtuesit e klubit kryeqytetas duhet të marrin një vendim për t’i dhënë fund këtij problemi që po mban peng një shoqëri të tërë. Ambienti është i ndarë më dysh dhe sa më shumë kalojnë ditët, vlera e kartonit të mesfushorit zhvlerësohet, prandaj Walter Sabatini nis kontaktet konkrete për largimin e beniaminit të tifozerisë nga Roma edhe pse status quo-ja e trajnerit bohem mbetet ende për t’u përcaktuar. Nga ana tjetër qëndron Paris Saint Germain që nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për romanin.

Operacioni mund të konsiderohet i besueshëm, duke ditur se skuadra franceze ka në gjirin e saj një talentrritur nga Zemani, Marco Verrattin, i cili si për koiçidencë, mbulon në fushë të njëjtin rol me atë të De Rossit.

Sipas "Corriere dello Sport", drejtuesit e dy shoqërive kanë arritur një marrëveshje për huazimin e dy mesfushorëve deri në fund të sezonit. Një zgjidhje që mund t’u shërbejë të dyja skuadrave sepse Verrari do të gjente ambientin e duhur për t’u rritur cilësisht, ndërsa De Rossi kërkon më shumë hapësira dhe PSG është e gatshme t’i dorëzojë çelësat e mesfushës. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2013, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori