PSG shfaq interes për mesfushorin e Chelseat, dhe pret të bëjë ofertën në merkaton e verës
Pëlqej
Paris Saint-Germain është duke menduar ta blejë mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, gjatë afatit kalimtar veror.

Siç raporton gazeta franceze "L'Equipe" PSG do të tentojë që të blejë mesfushorin e Bluve të Londrës që të përforcojnë sa më shumë skuadrën,

Lideri i Ligë 1 të Francës mund ta ketë njërin prej sulmeve më të frikshëm në botën e futbollit, por s’është se nuk përballet me probleme prapa tij.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, beson se Kante do të ishte lojtari i duhur për t’ia zgjedhur problemet në mesfushë gjigantit francez. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 21:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori