PSG shifra rekord për yllin e Realit
Pëlqej
PSG ka hyrë në garë për talentin e jashtëzakonshëm të Real Madridit, Marco Asensio.

Paraqitjet e mira të Marco Asensios sezonin e kaluar kanë zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas Don Balon, PSG ka bërë gati një ofertë prej 150 milionë euro.

Dëshira e parë e tyre është Kylian Mbappe, por nëse ai transferohetMadrid, atëherë Asensio do të ishte zëvendësuesi ideal.

Përveç PSG-së, për Asension interesohen edhe skuadrat tjera si Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Inter. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori