PSG shigjeton yllin e Napolit
PSG është në kërkim të një mesfushori cilësor ku me shumë mundësi Rabiot do të largohet. Së fundmi klubi nga kryeqyteti francez, ka shigjetuar mesfushorin e Napolit Allen. Brazilani shihet si zevndësuesi ideal i Rabiot, shkruan Albeu.com.

27 vjecari spikati në sytë e Tuchel gjatë dy ndeshjeve së fazës së grupeve ne Ligen e Kampioneve, teksa Napoli u përball me PSG-në.

Aktualisht Allen ka një kontratë deri në vitin 2023 me Napolin, por nëse vjen një ofertë e kënaqshme De Laurentis mund të privohet.
Ndërkohë për brazilianin interes ka shfaqur edhe Manchester City që e ndjek prej kohësh.

Futbollisti po luan mjaft mirë ktë sezon aq sa ka marë ftesë nga Brazili ku selecao zhvilloi dy miqësoret e fundit ndaj Uruguait dhe Camerunit . /albeu.com
Shtuar më 22/12/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori