PSG "shkërmoq" Monacon në Superkupën e Francës, Di Maria tregohet fantastik (VIDEO)
Pëlqej
Ndeshja për Superkupën e Francës është fituar nga skuadra e PSG pasi mundi me rezultat të thellë 4-0 Monacon.

Lojtari i kësaj ndeshje padyshim që argjentinasi Di Maria pasi ishte ai që hapi serinë e golave dhe po ai i vendosi "kapak" ndeshje.

Golin e parë Di Maria e shënojë me anë të një goditje dënimi fantastike nga shumë larg zonës në minutën e 33'.

Por janë dashur vetëm 7' minuta dhe PSG ka dyfishuar rezultatin në 2-0 me anë të Christopher Nkuknku.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje sapo është mbyllur me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë janë shënuar edhe dy gola të tjerë nga parizienët.

Goli tretë për PSG ka ardhur në minutën e 67' të takimit ku pas një zbritje në zonën kundërshtare topi ka gjetur këmbët e Timothy Weah i cili e ka pasur shumë të lehtë për të mposhtur portierin e Monacos.

Ndërsa për mbylljen e kësaj ndeshje ka menduar përsëri ylli i mesfushës Di Mariaminutën e fundit të shtesës. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2018, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori