PSG shpenzoi 402 mln euro për sulmin, por rekordi historik vjen nga golat e një mbrojtësi (VIDEO)
Pëlqej
Layvin Kurzawa kishte një natë të madhe në Ligën e Kampionëve, ndaj Anderlechtit, duke u futur edhe në histori. Mbrojtësi shënoi tre gola në pjesën e dytë në fitoren prej 5-0 në fazën e grupeve.

Lojtari bëri paraqitje shumë të mirë, njëri nga më të mirët prej se ka ardhur te PSG.

Het-triku ishte mjaft i bukur, por Kurzawa gjithashtu u bë mbrojtësi i parë në historinë moderne të Ligës së Kampionëve, që ka arritur të shënojë tre gola.

Ai është lojtari i dytë i PSG-së që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve, me Zlatan Ibrahimovicin që kishte shënuar në tetor të vitit 2013.

PSG vazhdon me rekord të jashtëzakonshëm pasi deri më tani kanë shënuar 17 gola dhe nuk kanë pranuar ende. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2017, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori