Duket se kampioni
aktual francez nuk është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin
aktual, Thomas Tuchel.
Madje, ata kanë projektuar edhe zëvendësimin e tij. Sipas “Foot Mercato” drejtori sportiv i parisienëve,
Leonardo tashmë ka telefonuar ish-trajnerin e Milanit dhe Juventusit, Masimilliano Allegri.
Rezultatet e dobëta në Ligën e Kampionëve duket se po detyrojnë drejtuesit e skuadrës nga “Parku i Princave” që të reagojnë dhe të ndryshojnë strukturën e klubit dhe duke
filluar nga shtabi teknik.
Kontaktet mes brazilianit
Leonardo dhe teknikut italian thuhet se tashmë kanë
filluar, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat javëve në vijim, pasi momentalisht futbolli është në plan të dytë.
Shtuar më 20/03/2020,
ora 17:35