PSG tenton me të gjitha forcat për të nënshkruar me yllin e Milanit
Hernandez ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Milan, duke qenë padiskutim më i miri i skuadrës, duke bërë kështu që interesimi për të të jetë i madh.

Paris Saint Germain është një nga skuadrat që synon transferimin e lojtarit, bën të ditur ‘Calciomercato’.

‘Rosoneri’ thuhet se do të dëgjojnë vetëm ofertat që i afrohen regjionit të 50 milionë eurove, për kartonin e 22 vjeçarit, i cili në ‘San Siro’ kaloi vitin e kaluar.

PSG janë gati të përshtatin ofertën e tyre me kërkesën e Milan, për të siguruar kartonin e anësorit të majtë.

Parisienët pritet t’i ofrojnë lojtarit një kontratë që në kushtet personale do t’i siguronte atij 5 milionë euro për vit.
Shtuar më 15/06/2020, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori