PSG thyen rekordet e veta, 8 milionë euro nga fanellat e Neymarit brenda muajit, por ka një problem...
Shitjet rekord në dyqanin e klubit të PSG-së mund të sjellin mangësi në treg për fanellën e Nejmar. Klubi ka marrë një sasi shumë të madhe porosish në muajin e fundit, duke shitur më shumë se 120 mijë fanella të yllit brazilian dhe siguruar të ardhura që kalojnë 8 milionë eurot.

Sipas të dhënave zyrtare, dyqani ka pasur një rritje prej 75% në krahasim me një vit më parë dhe sigurisht që meritë të madhe ka mbërritja e yllit brazilian në skuadër.

Por kërkesat në rritje për fanellën e tij, kanë bërë të lindin shqetësime se mos mbaron sasia që klubi ka në magazina, pasi furnizimi tjetër me fanellat zyrtare të lojtarit do të mbërrijë vetëm në muajin nëntor. Kjo mund t’i shkaktojë humbje të ndjeshme klubit, duke llogaritur se marketingu është një nga zërat kryesorë nëpërmjet të cilit PSG-ja po përpiqet të bindë UEFA-n se do të mbulojë shpenzimet e çmendura për blerjen e futbollistit pa thyer rregullat e Fair Play Financiar.

Shtuar më 18/09/2017, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori