PSG, tjetër merkato e "çmendur" (FOTO LAJM)

marek Hamsik - Napoli
Një merkato tipike pariziene në këtë dimër. Me shpenzime të mëdha dhe me emra të mëdhenj. Rezultatet negative të javëve të fundit dhe presioni që rritet mbi stolin e Ancelottit bëjnë drejtuesit e klubit kryeqytetas që të hyjnë sërish në treg dhe gjatë dimrit, duke synuar për më tepër emra të rëndësishëm, siç është ai i Marek Hamsik, një tjetër yll i Napolit, mbi të cilin francezët kërkojnë të hedhin grepat pas blerjes së Ezequiel Lavezzi në verë.

Arsyeja e kësaj lëvizjeje të Leonardos mendohet se është rendimenti i pakët i Javier Pastores në fushë, i cili nuk preferohet shumë dhe nga ana e trajnerit italian. Vlera e sllovakut është rreth 30 milionë euro, një shumë e marrë parasysh nga ana e PSG, që është gati të derdhë paratë në arkat e Napolit, gjithmonë nëse De Laurentiis jep ok-in.

Një tjetër objektiv i skuadrës franceze është gjithashtu dhe mbrojtësi i krahut Patrice Evra. Ish-futbollisti i kombëtares transalpine preferohet nga Ancelotti, por në balotazh me të është dhe Ashley Cole. Problemi i vetëm për të dy futbollistët është fakti që kanë luajtur në Champions League dhe në këtë kompeticion nuk mund të përdoren nga transalpinët. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2012, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori