Paris Saint Germain shkon me një sukses të rëndësishëm drejt festave të fundvitit. Skuadra e Carlo Ancelottit duket e rilindur sepse me suksesin 3-0 ndaj
Brest siguron një 3 pikësh avantazh të përkohshëm ndaj Olympic Lyonit të vendit të dytë.
Takimi i zhvilluar në fushën e
Brest nuk kishte histori edhe pse pjesa e parë u mbll në shifrat 0-0. Ibrahimoviç
zhbllokoi ndeshjen në minutën e 55, ndërsa
Gameiro dyfishoi më një goditje nga brenda zonës 18 minuta më vonë.
Kaq mjaftoi që Ancelotti të ndihej i sigurt në pankinë sepse golin e tretë vendasit e shënuan vetë në portën e tyre me Mendy. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012,
ora 08:26