PSG "trullos" Sergio Ramosin me ofertën e fundit
Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, ka paraqitur një ofertë për kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos që nuk mund të refuzohet.

PSG i ka bërë një ofertë financiare të parefuzueshme Sergio Ramosit dhe Real Madrid nuk janë në gjendje të bëjnë konkurrencë në këtë aspekt.

Sipas spekulimeve, PSG ka bërë ofertë totale prej 45 milionë euro gjatë tre viteve të kontratës, dhe "Los Blancos" nuk janë në gjendje të paraqesin ofertë të tillë.

Në deklaratën e fundit, Zidane kishte thënë se shpreson që të gjendet një kompromis me kapitenin, por kjo nuk ka ndodhur ende.

Për më shumë, në një anketë të bërë, rreth 37% të tifozëve të "Los Blancos" mendojnë që e ardhmja e Ramosit është larg "Santiago Bernabeu".

Ramos ka zhvilluar 668 ndeshje dhe ka shënuar 100 gola për Realin në karrierën e tij.
Shtuar më 25/01/2021, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori