PSG "tundon" Ronaldon, portugezi drejt largimit nga Juventusi?
Eksperienca e Cristiano Ronaldos te Juventus mund të përfundojë shumë shpejt.

Referuar raportimeve të “Eldesmarque”, ylli portugez në fakt po tundohet nga Paris Saint-Germain, klub që në këto javë ka vendosur kontaktet e para me Jorge Mendes, menaxherin e futbollistit.

Të njëjtat burime raportojnë se CR7 po përjeton një marrëdhënie aspak të mirë me trajnerin Maurizio Sarri, ndaj të cilit shfryu pas dy zëvendësimeve të njëpasnjëshme në Champions League dhe në Seria A.

Jo vetëm ky motiv, por edhe aventura për të fituar një trofe në një tjetër kampionat, duke synuar gjithashtu edhe Champions League, mund të shtyjë më shumë Ronaldon të ndërmarrë transferimin historik.
Shtuar më 20/11/2019, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori