PSG zbret në fushë përballë Monaco si kampion


PSG është shpallur zyrtarisht fitues i titullit kampionë të "Ligue 1". Skuadra parisiene mbyll matematikisht garën për titull falë barazimit pa gola që ndjekësit e Lilës bën në ndeshjen e sotme ndaj Tuluzës. Skuadra e Thomas Tuchel pret sot në mbrëmje Monacon për të filluar festën sëbashku me tifozët e saj në "Parc des Princes".

Ky është titulli i tetë në historinë e klubit parisien që barazohet me trofe me Nantes dhe Monacon, ndërsa mbetet një titull larg Marseille dhe dy tituj larg rekordmbajtësve të Sent-Etien.

PSG-së u kthye në një "diktator" të vërtetë në Francë pas kalimit në pronësi të familjes mbretërore të Katarit radhazi i PSG-së që nuk i ka kursyer milionat për të sjellë në kryeqytetin francez yje të futbollit botëror si Ibrahimoviç, Thiago Silva, Cavani dhe Neymar. Në shtatë sezonet e fundit, titulli është fituar gjashtë herë nga kryeqytetasit. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori