PSG zgjedh Ancelotin
Anceloti
"Paris Saint Germain ka zgjedhur Ancelotin". Me këtë titull u hap sot gazeta franceze "Le Parisien" dhe i le hapësirë një faqe të plotë këtij lajmi.

Italiani, Carlo Anceloti, ish-tranjer i Milan dhe Chelsea duket se do të jetë tranjeri i ardhshëm i parizienëve dhe pasardhësi i Antoine Kombouare.

Sipas asaj që shkruan prestigjozja transalpine, drejtues të Paris, mes të cilëve edhe Drejtori Sportiv i saj Leonardo, kanë takuar Ancelotin në një prej hoteleve luksozeParisit dhe duket se kanë rënë dakord për një para-marrëveshje mes të dyja palëve.

PSG është në pronësinë e disa sheikëve arabë të cilët duan ta kthejnë klubin francez në nivelet më të larta të futbollit botëror. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori