Publikohen çmimet e biletave për finalen e Championsit
Real Madrid dhe Atletico Madrid do të përballen më 28 maj në finalen e Ligës së Kampionëve. Finalja do të luhet në stadiumin "San Siro’" në Milano, teksa UEFA ka publikuar informacionet rreth biletave.

UEFA ka vendosur që 25.000 prej biletave të shkojnë për sponsorët dhe mediat, ndërsa tifozëve të Realit dhe Atleticos do t'u jepen nga 20.000 bileta.

Çmimet e biletave, bazuar në grafikun, do të jenë si vijon:

Zona me të kuqe 305-440 euro, me të kaltër 220-320 euro, me të gjelbër 110-160 euro, dhe zona me ngjyrën e verdhë 45-70 euro.
Shtuar më 11/05/2016, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori