Publikohen datat e ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kampionëve
Publikohen datat e ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kampionëve

UEFA ka publikuar datat për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Kështu ndehja e parë çerekfinale do të zhvillohen në javën e dytë të muajit prill, më saktësisht më 9 dhe 10 prill.

Liverpool-Porto dhe Tottenham-Manchester City do të zhvillohet ditën e martë më 9 prill.

Ndërkohë të mërkurën më 10 prill do të luhen dy ndeshjet tjera, Ajax – Juventus dhe Manchester United – Barcelona.

Ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen një javë më vonë, më 16 dhe 17 prill. /Telegrafi/

Ndeshjet e para:

9 Prill: Liverpool v Porto
9 Prill: Tottenham v Man. City
10 Prill: Ajax v Juventus
10 Prill: Man. United v Barcelona


Ndeshjet e kthimit:
16 Prill: Juventus v Ajax
16 Prill: Barcelona v Man. United
17 Prill: Porto v Liverpool
17 Prill: Man. City v Tottenham
Shtuar më 15/03/2019, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori