Publikohen pamjet, Messi u ndëshkua qëllimisht ndaj Valencias (VIDEO)
Lionel Messi dhuroi spektakël në fitoren 4-2 që Barcelona arriti ndaj Valencias, por spikati edhe marrja e një kartoni të verdhë nga ylli argjentinas.

Në minutat e fundit të ndeshjes Messi qëndroi para portierit kundërshtar gjatë një rivënieje fundore dhe nuk lëvizte, duke parë nga arbitri disa herë, derisa ky i fundit iu afrua dhe e ndëshkoi me karton të verdhë.

Me këtë ndëshkim, ai do të mungojë në sfidën e radhës nda Granadas për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve. "Pleshti" kërkoi pak pushim për të qenë gati për ndeshjen e vështirë ndaj Sevillas 3 ditë më pas.
Shtuar më 22/03/2017, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori