Këto janë skuadrat më të shtrenjta të Botërorit
Pëlqej
Observatori i Futbollit "CIES" ka bërë një listë ku rendit disa nga skuadrat më të kushtueshme që do marrin pjesë në Botërorin "Rusia 2018".

Sipas CIES, pas studimit të kryer për futbollistët e skuadrave pjesëmarrëse, dhe rezultoi se Franca është ekipi më i kushtueshëm i këtij Botërori.

Më pas studimi thotë se vlera totale e të gjithë futbollistëve që marrin pjesë në Botëror është 12.6 miliard euro.

Franca kryeson klasifikimin me një vlerë të merkatos së lojtarëve prej 1.41 miliard euro.

Në vendin e dytë ndodhet Anglia me 1.39 miliardë euro, ndërsa Brazili plotëson podiumin, pasi futbollistët e saj kanë një vlerë në merkato prej 1.27 miliard eurosh.

Skuadrat e Botërorit që janë në vendet e fundit përsa u përket vlerës së futbollistëve në fushën e lojës janë pikërisht Panamaja, Arabia Saudite dhe Irani. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori