Publikohet aksidentalisht logo e re e Interit
Logo e re e Interit thuhet se është publikuar aksidentalisht nga kompania Nike, raportojnë mediat italiane.

Interi po kalon një ribrendim dhe do të ndryshojë logon e tyre në muajt e ardhshëm.

Tifozët kanë krijuar simbole konceptuale gjatë muajve të fundit, por me sa duket ishte Nike ajo që aksidentalisht publikoi logon e re të Nerazzurrëve.

La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere della Sera raportojnë se sponsori teknik i Interit gabimisht publikoi në rrjetin social Twitter e logos së re.

Postimi u hoq pas vetëm disa sekondash, por jo aq shpejt sa të shmangen pamjet e ekranit dhe të ‘vidhen’ nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Logo e re duket se është zhvilluar rreth shkronjave I dhe M – për Inter Milano – por mund të lexohet gjithashtu “Unë jam” për të forcuar trashëgiminë midis klubit dhe tifozëve të tyre.

twitter-tweet">

Inter Milano, un tweet svela per errore il nuovo logo del club: la foto di un indumento dell'Inter uscita per sbaglio dai canali tematici dello sponsor tecnico, in grande evidenza le lettere I e M, la denominazione su cui punterà tutta la campagna di comunicazione

GDS https://t.co/1tFAU6bi0n">pic.twitter.com/1tFAU6bi0n

— Go Inter (@it_inter) https://twitter.com/it_inter/status/1353302579267178496?ref_src=twsrc%5Etfw">January 24, 2021
Shtuar më 24/01/2021, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori