Publikohet lista e të ftuarve nga Kombëtarja Shqiptare për ndeshjen miqësore kundër Turqisë
Kombëtarja shqiptare do të ketë një test të fundit miqësorë përpara mbylljes së këti viti kalendarik. Sfida e fundit do të zhvillohet kundër miqve të Turqisë, në një kohë ku të dyja ekipet dështuat për një biletë qoftë për në fazën e Play Offi-it.

Turqit nuk po kalojnë një moment të mirë, ku së fundmi nga ta u tërhoq dhe mesfushori Nuri Sahin. Nga ana tjetër Kombëtarja jonë do të provojë veten me sfidën e rradhës me tekniku e ri Panucci.


Kjo është lista e plotë e Shqipërisë:

Portierë: Etrit Berisha (Atalanta), Thomas Strakosha (Lazio), Alban Hoxha (Partizani)

Mbrojtës: Elseid Hysaj (Napoli), Ivan Balliu (Metz), Arlind Ajeti (Crotone), Mërgim Mavraj (Hamburg), Frederic Veseli (Empoli), Berat Gjimshiti (Benevento), Ermir Lenjani (Sion), Naser Aliji (Pa skuadër)

Mesfushorë: Migjen Basha (Bari), Amir Abrashi (Freiburg), Ylber Ramadani (Velje), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Taulant Xhaka (Basel), Andi Lila (Pas Janina), Astrit Ajdareviç (AEK Athinë), Odise Roshi (Grozny), Ledian Memushaj (Benevento).

Sulmues: Armando Sadiku (Legia Warsaë), Eros Grezda (Osijek), Valon Ahmedi (Maribor), Liridon Latifi (Puskas Akadémia), Azdren Llullaku (Tobol) /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori