Publikohet lista prej 55 lojtarësh për formacion më të mirë të vitit (FOTO)

FIFPro World XI ka pulitur listën e gjerë prej 55 lojtarëve që janë të përfshirë në këtë përzgjedhje.

Normalisht që në këtë listë janë yjet e mëdha si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar e shumë të tjerë.

FIFPro zgjidhet nga 25 mijë futbollistë profesionist që kanë drejtë vote, ku zgjidhet një ekip prej 11 lojtarëve me një portier, katër mbrojtës, te mesfushorë dhe tre sulmues për sezonin 2016-2017.

Cmimet do të jepen me 23 tetor në një mbrëmje të organizuar nga Best FIFA Football Awards në Londër.

Barcelona ka tetë lojtarë listë, ndërsa mirë të prezantuar janë edhe Bayern Munich dhe PSG.

Real Madrid në këtë listë ka 13 lojtarë, ndërsa tre janë nga Juventusi, duke përjashtuar Leonardo Bonucci dhe Dani Avesin.

Lojtari si Cristinao Ronaldo, Lionel Messi, Luka Modric, Sergio Ramos e Ginaluigi Buffon shihen si lojtarë që e kanë vendin e sigurt në formacion. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 13:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori