Publikohet një rezultat paraprak i shkaqeve që çuan në vdekjen e Maradonës
Në Argjentinë tani është paraqitur një raport paraprak në lidhje me vdekjen e legjendës Diego Armando Maradona.

Ish fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, ndërroi jetë të mërkurën, në moshën 60 vjeçare.

Sipas njoftimeve paraprake të autopsisë, Diego Armando Maradona vdiq nga dështimi i zemrës, që gjeneroi edemë akute të mushkërive dhe shkaktoi vdekjen e papritur.

Trupi i pajetë i Maradonës u rishikua nga një ekip i mjekëve ligjorë në morgun e San Dernando, pasi një gjë të tillë e kërkoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, pas autorizimit nga familja.

Ditëve në vazhdim do të ketë një raport të detajuar rreth shkaqeve që çuan në vdekjen e Maradonës.
Shtuar më 27/11/2020, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori