Pulisic: Më ka pëlqyer gjithmonë loja e Chelsea
Christian Pulisic ishte lëvizja e parë e Chelsea në afatin kalimtar dimëror.

Ylli amerikan kaloi tek skuadra londineze nga Borussia Dortmund, për afër 64 milionë euro.

Lojtari është shprehur i lumtur për kalimin në Chelsea, teksa ka thënë se Chelsea është skuadra që i përshtatet më shumë stilit të tij.

“Unë gjithmonë kam pasur dëshirë të luaj në Premier League dhe po shikoj përpara për ta bërë këtë” ka thënë Pulisic.

“Jam shumë i fokusuar për pjesën e mbetur të sezonit dhe shpresoj për një fund të lumtur me Dortmundin.

“Më ka pëlqyer gjithmonë loja e Chelsea. Mendoj se stili i tyre më përshtatet mirë mua” ishin fjalët e Pulisic. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori