Punimet drejt fundit, pamje në brendësi të Arenës Kombëtare (VIDEO)
"Arena Kombëtare" është drejt përfundimit dhe inagurimi do të bëhet në përballjen ndaj Francës.

Një stadium ndryshe dhe që do të ketë kushtet më modern jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Më poshtë mund të shihni edhe pamje nga brenda shtëpisë së re. Për ta nisur që me fushën, tapetin, që me ngjyrën e tij dallon lehtësisht.

Për të vazhduar me pjesën e ulëseve që janë të gjitha në ngjyrën e kuqe.

Së bashku me spektaklin e dritave në një ndeshje që do të zhvillohet në mbrëmje, padyshim që "Arena Kombëtare" do të jetë një luks edhe për vetë Kombëtaren.
Shtuar më 19/10/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori