Puyol: Duhet te fillojme nga e para
Albeu.com
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se suksesi i trefishtë i sezonit të kaluar i takon të kaluarës dhe se skuadra e tij duhet të fillojë nga e para me Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e UEFA-s.
“Tre titujt ishin një moment krenarie. Duhet të jemi krenar me suksesin e sezonit të kaluar, mirëpo tashmë është e kaluar dhe ne duhet të fillojmë sërish, duke kujtuar si fituam dhe duke u munduar të përmirësohemi çdo ditë”, ka thënë Puyol për “Marca”.

Mbrojtësi spanjoll beson se skuadra e tij është e gatshme për sezonin e ri, ndërkohë që të dielën do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos.
Shtuar më 21/08/2009, ora 15:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori