Puyol: Fabregas eshte i burgosur
Albeu.com
Carles Puyol ka akuzuar Arsenalin për faktin që nuk po e lë Cesc Fabregasin të kthehet në vendlindje. “Ai duhet të qëndrojë te një klub tek i cili nuk dëshiron të qëndrojë edhe për një vit të tërë......Unë pyes veten se çfarë mençurie është mbajtja e një lojtari që nuk dëshiron të mbesë në klub. Pas shtatë vitesh shërbimi, unë mendova se Arsenali do të lejonte transferimin e tij të ëndrrave”. “Cesc ka dhënë gjithçka për Arsenalin që të tentojë të fitojë trofe, por ata kurrë nuk i kanë përmbushur pritjet. Nuk po them se ai është në burg, pasi që dihet se sa të privilegjuar jemi ne futbollistët. Por, pasi Cesc deklaroi publikisht se dëshiron të vijë te Barcelona, mendova se ata do ta lejonin të largohet”, deklaroi Puyol për The Sun.
Shtuar më 30/07/2010, ora 18:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori