Puyol: Gjithë Barça mbi Ibrahimoviç
Kapiteni i Barcelonës, Karles Pujol, pranon se i pret një mision shumë i vështirë në shtëpi, kur presin italianët e Milanit. Ai analizon situatën e të dyja ekipeve dhe vlerëson maksimalisht forcën sulmuese të kuqezinjve.

Milani – “Kemi të bëjmë me një ekip tepër të fortë dhe me eksperiencë. Ata vijnë për t’u kualifikuar dhe sigurisht që nuk ka për të qenë aspak e lehtë”.

Kundërshtarët – “Sulmi i Milanit është i frikshëm. Pato ka një shpejtësi të jashtëzakonshme, Robinjo driblon shkëlqyeshëm kur është një kundër një. Ibra? Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë. E njoh shkëlqyeshëm Zlatanin dhe e di që nuk mund të markohet vetëm nga një futbollist. Ne e kemi planifikuar që atë do e markojë gjithë ekipi. Nuk edhe teknikë mbresëlënëse. Është një lojtar që mund të zgjidhë takimin, ndaj edhe e kemi cilësuar si rrezikun tonë kryesor”.

Skema - “Ne do luajmë si zakonisht. Nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Gjithsesi, mbase këtë herë do jemi më të kujdesshëm në mbrojtje. Nuk do sulmojmë me shumë futbollistë siç mund të ndodhë në një sfidë të kampionatit. Synimi kryesor është që të mos pësojmë gol dhe kjo nënkupton qartë se cila do të jetë mënyra jonë e të luajturit”.

Si finale – “Pa diskutim që kjo është ndeshja e vitit për ne. Liga e Kampioneve është objektivi kryesor që kemi dhe nuk na lejohet asnjë gabim. Duke parë edhe kundërshtarët që mund të na presin për luftën deri në finale, mendoj se Milani është pengesa më e vështirë që mund të kishim. Madje, mund ta cilësojmë si finale këtë sfidë”.

Tifozët – “E dimë që janë shitur të gjitha biletat dhe se na pret një atmosferë e zjarrtë. U jemi borxhli dhe ndaj duhet të fitojmë patjetër”.
Shtuar më 03/04/2012, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori