Puyol humbet Euro 2012
Shpresat e Spanjës për tu konfirmuar në fronin e më të mirës së futbollit europian, kanë pësuar një goditje të rëndë me dëmtimin e mbrojtësit të Barcelonës, Carles Puyol. Katalanasi me shhumë gjasa do të humbë turneun në verë, që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë dhe që starton më 8 qershor.

Puyol ka nevojë për një operacion kirurgjikal në gju, dhe që kërkon një periudhë rikuperimi prej të paktën 6 javësh. Dëmtimi i tij u verifikua në fitoren e Barcelonës 4-0 kundër Espanyol.

"Pas disa testeve që bëmë, vendosëm që futbollisti do të kryejë një operacion kirurjikal artroskopik në 12 Maj. Koha e mungesës së Puyol do të jetë rreth 6 javë", thuhet në një njoftim të Barcelonës.

Carles Puyol ka qenë një prej lojtarëve kryesorë në suksesin e Spanjës në Euro 2008, dhe në botërorin 2010. Spanja e nis Europianin e 2012, me ndeshjen ndaj Italisë në 10 Qershor. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2012, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori