Puyol, Xavi, Iniesta e Messi, zemra e Barçës
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano pranon se Xavi, Carles Puyol, Lionel Messi dhe Andres Iniesta janë lojtarët kryesorë të ekipit blaugrana. Argjentinasi, i cili iu bashkua klubit katalanas, në vitin 2010 nga Liverpool, pritej që të konkurronte me Sergio Busquets për rolin e titullarit në mesfushë. Por 28-vjeçari që në fillim është shndërruar në një pikë kyce për Barcelonën duke u aktivizuar rregullisht si nga Pep Guradiola ashtu dhe nga Tito Vilanova. Gjithsesi Mascherano tregohet modest kur vlerëson veten e tij, por thurr elozhe për shokët e tij të skuadrës.

"Lojtarë si Xavi, Messi, Puyol dhe Iniesta janë ndryshe nga të tjerët. Ata janë zemra e skuadrës, më të rëndësishmit. Është njësoj si një film. Të gjithë duhen, por gjithsecili duhet të dijë pozicionin e tij. Jam i lumtur me rolin tim në ekip dhe nuk mendoj të zëj ndonjë pozicion tjetër më të rëndësishëm se ky që kam", u shpreh argentinasi.

Ish lojtari i Corinthias, bëri dhe një koment përsa i përket zënkes midis Messit dhe David Villa në ndeshjen kundër Granadës, duke pranuar se çështja është ekzagjeruar.

"Kur gjërat nuk shkojnë ashtu sic duam ne, kemi mënyra të ndryshme reagimesh. Mendoj se i është dhënë me shumë rëndësi sec duhet. Këto gjëra janë normale", vijoi më tej mesfushori.

Javier Mascherano deri tani ka zhvilluar 62 ndeshje me fanellën e Barcelonës. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori