Puyol "zbeh" fitoren e Barçës
Gjithçka duket se funksionon në perfeksion te katalanasit e Vilanovës që fitojnë ndeshjen e 4 në po kaq ndeshje në La Liga. Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 32 të takimit me anë të Adrianos që këtë sezon po shënon rregullisht si në rolin e një sulmuesi. Me avantazhin 1-0 blaugranat shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes ndërsa dalin shumë të karikuar prej andej pasi në katedër u ngjit ylli i blaugranave Lionel Messi që shënoi dy gola rradhazi, fillimisht nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 74, dhe katër minuta më vonë realizoi golin e dytë personal që e çon në 6 numrin e finalizimeve të tij në këtë sezon të La Ligës.

Getafe shënoi golin e flamurit me Sarabian dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt por nuk mbaroi me kaq sepse të Barca kishte kohë për të festuar dhe golin e David Villas që konfirmon rikuperimin e plotë me finalizimin që vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Ky triumf tregon edhe një here që te Barcelona ka ndryshuar trajneri por ai që është ulur në stol është krahu I djathtë I Pep Guardiolës që fitoi gjithçka e kështu edhe Tito duket se po ecën ë gjurmët e tij.

Ajo çka zbeh festën e Barçës këtë mbrëmje është kapiteni Puyol që pikërisht ndaj Getafes u rikthye në fushë pas dëmtimit por doli prej saj sërish I dëmtuar pas vetëm 12 minutave. Ekzaminimet e para flasin për tërheqje muskulare dhe mbrojtësi do të mungojë 1 muaj për katalanasit. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori