Qaka shprehet i lumtur pas transferimit tek Steaua Bucurest
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka nënshkroi një kontratë 5-vjeçare dhe do të bashkohet në qershor me skuadrën e re, Steaua Bucurest.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh në Rumani. Unë shpresoj që të kem progres të mirë dhe të bashkëndaj me kolegët e rinj një gëzim të madh e sa më shumë trofe të jetë e mundur. Mezi po pres që të filloj trajnimin dhe të luaj ndeshjen time të parë me fanellën kuqeblu”, deklaroi ai.

Kamer Qaka është një futbollist shqiptar, i lindur më 11 prill 1995, në Pejë. Ai emigroi në fëmijëri bashkë me familjen e tij në Norvegji dhe e filloi futbollin në Akademinë e Valerenga, në Oslo.

Në vitin 2013 u transferua nga Raufoss IL te Honefoss. Sarprsborg 08 dhe Kristiansund BK pasuan karrierën më tej, derisa u transferua falas te CSM Politehnica, në korrik 2017.

Ai debutoi për ekipin kombëtar të Shqipërisë në vitin 2017, duke pasur deri tani dy ndeshje ndërkombëtare me fanellën kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori