Të vjen goja erë, Iwobi e tepëron ndaj mbrojtësit të Rennes (VIDEO)



Arsenali bëri atë që duhet të bënte përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë ndaj francezëve të Rennes duke fituar 3-0 në Emirates Stadium dhe duke avancuar në fazën çerekfinale të Europa League.

Megjithatë më shumë sesa përmbysja e topçinjëve apo maska e përdorur nga Aubameyang në rastin e golit të 3-të, xhiron e internetit e ka bërë gjesti i pahijshëm i sulmuesit nigerian të Arsenalit.

Në përfundim të kohës shtesë ka qenë Alex Iwobi që ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit me veprimin ndaj mbrojtësit Hamari Traore.

Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin sulmuesi i Arsenal largohet menjëherë duke bllokuar hundët.

Një injorim i rëndë për kundërshtarin, që Iwobi si duket u bllokua nga era e keqe e gojës së Traore.
Shtuar më 15/03/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori