Qëllohet për vdekje kapo-ultrasi i Lacios, dyshohet hakmarrje me mafien shqiptare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytetin e Italisë.

Kapo-ultrasi i Lacios, Fabricio Pishiteli, i njohur me nofkën Diabolik, është vrarë në një pritë në Romë.

Mediat italiane raportojnë se Piscatelli është vrarë në një atentat mafioz, pasi është qëlluar në kokë dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Ai ishte i njohur për shkak të pozicionit të tij si ultras gjithashtu shpesherë ishte cilësuar edhe si kapo i drogës.

Mediat italiane raportojnë se me shumë mundësi vrasja e ultrasit të Lacios është hakmarrja për një trafik ndërkombëtar droge të përfunduar keq me mafien shqiptare.

Shtuar më 08/08/2019, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori