Qemal Stafa bëhet Kuq e Zi
Stadiumi Qemal Stafa
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit të deputetëve të PD-së, të mbajtur të hënën, ka bërë të ditur se emri i stadiumit të ri kombëtar do të jetë "Kuq e zi" dhe jo "Qemal Stafa".

Por, me këtë emër stadiumi do të njihet vetëm pasi të rinovohet, rinovime këto që do të nisin në shtator të këtij viti dhe janë paraparë të përfundojnë në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 2012.
"Stadiumit nuk do ti vëmë emër tjetër, por do ta quajmë me emrin e atyre qindra mijëra tifozëve. Do të jetë stadiumi kuq e zi. Edhe futbollistët do jenë shumë të kënaqur që stadiumi të quhet `Kuq e zi'", tha Berisha të hënën.
Shtuar më 29/03/2011, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori